“Abdulalai na ka thënë: Na ka treguar Jezid ibn Zureji, e këtij i ka treguar Seidi, e ky nga Katadja se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Njëherë, Pejgamberi ﷺ deshi të shkruante një letër drejtuar një delegacioni, - ose ka thënë: disa njerëzve të huaj (joarabë), - por i thanë: “Ata nuk pranojnë letra të pavulosura.” Kështu, Pejgamberi ﷺ mori një unazë argjendi, gdhendur në të mbishkrimin “Muhamed, Resul, Allah (Muhamedi, i Dërguari i Allahut)”. Si sot më kujtohet shkëlqimi i asaj unaze në gishtin a dorën e Pejgamberit ﷺ.””