“Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Xhuvejriu, e ky nga Nafiu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Pejgamberi ﷺ mori një unazë ari, e, kur e vinte atë, gurin e kthente nga shuplaka. Më pas, edhe njerëzit morën unaza ari. Kështu, Pejgamberi ﷺ hipi në minber, e falënderoi dhe e lavdëroi Allahun, pastaj tha: “Unë pata vënë këtë unazë, por nuk do ta mbaj më atë.” Atëherë, ai e hodhi unazën, e edhe njerëzit i hodhën ato.” Xhuvejriu thotë: “Mendoj se ka thënë: “Në dorën e djathtë.””