“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Abdulaziz ibn Suhejbi se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “I Dërguari i Allahut ﷺ vendosi një unazë të argjendtë, në të cilën gdhendi mbishkrimin “Muhamed, Resul, Allah (Muhamedi, i Dërguari i Allahut)" dhe tha: “Ne kemi marrë një unazë të argjendtë dhe kemi gdhendur në të mbishkrimin “Muhamed, Resul, Allah”, andaj askush të mos e gdhendë këtë mbishkrim.””