“Ebu Abdullahu ka thënë: Ahmedi ka shtuar se Ensariu i ka treguar atij, e këtij i ka treguar babai i tij, e ky nga Thumame se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Pejgamberi ﷺ e mbante unazën në dorë, pastaj ajo kaloi në dorën e Ebu Bekrit, e pas Ebu Bekrit në dorën e Omerit. E, kur ishte koha e Othmanit, ai u ul te pusi Eris, e nxori unazën dhe, duke luajtur me të, ajo i ra. Ne u ndalëm tri ditë me Othmanin (duke e kërkuar), e zbrazëm pusin, por nuk e gjetëm atë.””