“Ebu Asimi na ka thënë: Na ka rrëfyer ibn Xhurejxhi, e këtij i ka rrëfyer Hasen ibn Muslimi, e ky nga Tavusi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ditën e Bajramit mora pjesë te Pejgamberi ﷺ dhe namazin e fali para hutbes.” Ebu Abdullahu (Buhariu) ka thënë: “Ibn Vehbiu shton në transmetimin e tij nga Ibn Xhurejxhi: “Pastaj shkoi te gratë, të cilat i hidhnin byzylykët dhe unazat në rrobën e Bilalit.””