“Muhamed ibn Muthena na ka thënë: Më ka treguar Ibn Ebu Adiu, e ky nga Ibn Avniu se Muxhahidi tregon: “Ishim në një ndejë tek Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe u përmend Dexhalli, e ai tha: “Mes dy syve të tij shkruan kafir (jobesimtar), pastaj Ibn Abasi shtoi: “Këtë nuk e kam dëgjuar, por di se ka thënë: “Sa për Ibrahimin, ai më ngjan mua, kurse Musai është zeshkan flokëkaçurrel, hipur mbi një deve të kuqe me kërpesh prej gjetheve të palmës. Sikur po e shoh tek lëshohet nëpër luginë duke e thënë telbijen.””