“Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Salim ibn Abdullahu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Omeri ka thënë: “Ai (muhrimi) që i ka flokët me gërsheta, le t'i rruajë ata dhe mos u ngjasoni atyre që i bëjnë flokët me lyrë.” Ibn Omeri shton: “E kam parë të Dërguarin e Allahut ﷺ me flokë të bërë me lyrë.””