“Hiban ibn Musai dhe Ahmed ibn Muhamedi më kanë thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Junusi, e ky nga Zuhriu, e ky nga Salimi se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Teksa i Dërguari i Allahut ﷺ i kishte bërë flokët me lyrë, e dëgjova duke e thënë telbijen për ihram: “Lebejk Allahume lebejk. Lebejke la sherike leke lebejk. Inel hamde, ve nimete, leke vel mulk, la sherike lek (Të përgjigjem, o Allah, vetëm Ty të përgjigjem! Të përgjigjem Ty, që nuk ke ortak, të përgjigjem. Vetëm Ty të takon lavdi, mirësia dhe sundimi, Ti nuk ke ortak) .” Ai nuk shtonte më tepër se këto fjalë.””