“Ismaili më ka thënë: Na ka treguar Maliku, e ky nga Nafiu, e ky nga Abdullah ibn Omeri se Hafsa (Allahu qoftë i kënaqur me të!), gruaja e Pejgamberit ﷺ, tregon se i ka thënë Pejgamberit ﷺ: “O i Dërguari i Allahut! Ç'është kjo punë? Të tjerët tanimë janë liruar prej ihramëve pas umres, kurse ti ende nuk je liruar?” - “Unë i kam lyer flokët dhe ia kam vendosur qaforen kurbanit, andaj nuk lirohem pa e therur kurbanin”, - tha ai.””