“Ahmed ibn Junusi na ka thënë: Na ka treguar Ibrahim ibn Sadi, e këtij i ka treguar Ibn Shihabi, e ky nga Ubejdullah ibn Abdullahu se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberit ﷺ i pëlqente t'u ngjasonte ithtarëve të librave të shenjtë në gjërat që nuk i kishte të përcaktuara me shpallje. 1 Kështu, ithtarët e librave të shenjtë i lëshonin flokët, kurse idhujtarët i ndanin në dysh. Fillimisht, Pejgamberi ﷺ i lëshonte flokët, por, më vonë, Pejgamberi ﷺ zuri t'i ndajë flokët.””