“Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Fadël ibn Anbese, e këtij i ka rrëfyer Hushejmi, e këtij i ka rrëfyer Ebu Bishri. [t]: Kutejbe na ka thënë: Na ka treguar Hushejmi, e ky nga Ebu Bishri, e ky nga Seid ibn Xhubejri se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një natë bujta në shtëpinë e tezes sime, Mejmune bint Harithit. Atë natë i Dërguari i Allahut ﷺ ishte në shtëpinë e saj. Gjatë natës u zgjua të falej, e edhe unë iu bashkëngjita, por në anën e majtë. Ai më kapi për flokët e lëshuar dhe më vendosi në anën e djathtë.” Amër ibn Muhamedi na ka thënë: “Na ka treguar Hushejmi: “(Më kapi) për flokët e lëshuar ose për koke.””