“Muhamedi më ka thënë: Më ka rrëfyer Mahledi, e këtij i ka rrëfyer Ibn Xhurejxhi, e këtij i ka rrëfyer Ubejdullah ibn Hafsi, e këtij i ka treguar Omeri, i biri i Nafiut, e këtij i ka rrëfyer Nafiu, i çrobëruari i Abdullahut se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka ndaluar rruajtjen e pjesshme të kokës. Ubejdullahu pyeti: “Çfarë nënkupton rruajtja e pjesshme e kokës?” Pastaj tregoi: “Kur fëmijës ia rruan kokën duke i lënë flokë këtu, këtu e këtu, - bëri me dorë nga pjesa e parme dhe dy anët e kokës.” Dikush e pyeti Ubejdullahun: “Po për vajzën dhe djaloshin e rritur?” Ai iu përgjigj: “Nuk e di, kështu ka thënë: “(Kokën e) fëmijës.” Ubejdullahu shton: “Ia përsërita pyetjen Omer ibn Nafiut e ai tha: “Sa u përket zylyfeve dhe qimeve të qafës për djaloshin, është e lejuar, kurse rruajtja e pjesshme nënkupton të lihen flokë në pjesën e përparme të kokës (balluke), pa lënë asgjë në pjesën tjetër. Kjo vlen edhe për dy anët e kokës.””