“Is'hak ibn Nasri më ka thënë: Na ka treguar Jahja ibn Ademi, e këtij i ka treguar Israili, e ky nga Ebu Is'haku, e ky nga Abdurrahman ibn Esvedi, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Të Dërguarin e Allahut ﷺ e parfumoja me parfumin më të mirë që kishte, saqë ia shihja shenjat e parfumit në kokë dhe në mjekër.””