“Adem ibn Ebu Ijasi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Ebu Dhiëbi, e ky nga Zuhriu se Sehël ibn Sadi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një njeri zuri të shikonte në shtëpinë e Pejgamberit ﷺ përmes një vrime, teksa Pejgamberi ﷺ e krihte kokën me krehër.” Atëherë Pejgamberi ﷺ i tha: “Sikur ta dija se po shikoje, do të ta qorroja syrin me këtë. Kërkimi i lejes është vendosur për shkak të shikimit.””