“Muhamed ibn Mukatili më ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Sufjani, e ky nga Mensuri, e ky nga Ibrahimi se Alkame tregon se Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) ka thënë: “Allahu i mallkoftë ato që i bëjnë tatuazh tjetrës dhe ato që kërkojnë t'u bëhet tatuazh; ato që i shkulin qimet (e fytyrës dhe vetullat) si dhe ato që i rrallojnë dhëmbët për zbukurim, të cilat e ndryshojnë krijimin e Allahut! Përse të mos i mallkoj ato që i ka mallkuar i Dërguari i Allahut ﷺ, që njëherazi janë të mallkuara në Librin e Allahut?””