“Jahjai më ka thënë: Na ka treguar Abdurrezaku, e ky nga Mameri, e ky nga Hemami se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Mësyshi është i vërtetë”, si dhe ka ndaluar tatuazhet. Ibn Beshari më ka thënë: “Na ka treguar Ibn Mehdiu, e këtij i ka treguar Sufjani, i cili ka thënë: “Ia përmenda Abdurrahman ibn Abasit hadithin e Mensurit nga Ibrahimi, e ky nga Alkame, e ky nga Abdullahu, i cili ka thënë: “E kam dëgjuar nga Umu Jakubi, e kjo nga Abdullahu, sikurse hadithi i Mensurit.””