“Haxhaxh ibn Minhali na ka thënë: Na ka treguar Xhuvejriu, e ky nga Nafiu, e ky nga Kasimi se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se bleu një jastëk me vizatime. Kështu, Pejgamberi ﷺ u ndal te dera dhe nuk hyri. Atëherë i thashë: “Pendohem tek Allahu, çfarë mëkati kam bërë?” - “Ç'është puna e këtij jastëku?” - pyeti Pejgamberi ﷺ. - Të ulesh dhe të shtrihesh në të, - i thashë. Ai tha: “Autorët e këtyre pikturave (të frymorëve) do të dënohen Ditën e Kiametit dhe do t'u thuhet: “Jepuni jetë gjërave që i keni krijuar.” Dhe tha: “Melekët nuk hyjnë në atë shtëpi ku ka piktura.””