“Kutejbe na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Bukejri, e ky nga Busr ibn Seidi, e ky nga Zejd ibn Halidi se Ebu Talhai (Allahu qoftë i kënaqur me të!), shoku i të Dërguarit të Allahut ﷺ, transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Melekët nuk hyjnë në një shtëpi ku ka piktura (frymorësh) .” Busri thotë: “Pastaj u sëmur Zejdi e ne shkuam ta vizitojmë, kur ja, në derë ishte një perde që kishte vizatime. Atëherë i thashë Ubejdullahut, të cilin e kishte edukuar Mejmunia, gruaja e Pejgamberit ﷺ: “A nuk na ka treguar Zejdi për pikturat herën e parë?” - A nuk e ke dëgjuar kur ka thënë: “Përveç ndonjë vizatimi jofrymorësh në rrobë? - tha Ubejdullahu.” Ibn Vehbiu ka thënë: “Na ka rrëfyer Amri, - i cili është i biri i Harithit, - e këtij i ka treguar Bukejri, e këtij i ka treguar Busri, e këtij i ka treguar Zejdi, e këtij i ka treguar Ebu Talhai nga Pejgamberi ﷺ.””