“Imran ibn Mejsera na ka thënë: Na ka treguar Abdulvarithi, e këtij i ka treguar Abdulaziz ibn Suhejbi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Aishja posedonte një perde me vizatime, me të cilën mbulonte njërën anë të shtëpisë. Pejgamberi ﷺ i tha: “Na e hiq këtë perde, se vizatimet e saj po më pengojnë vazhdimisht në namaz.””