“Jahja ibn Sulejmani na ka thënë: Më ka treguar Ibn Vehbiu, e këtij i ka treguar Omer ibn Muhamedi, e ky nga Salimi se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Xhibrili i kishte premtuar Pejgamberit ﷺ se do t'i vejë, por iu vonua, gjë e cila e mërziti Pejgamberin ﷺ. Kështu, i Dërguari i Allahut ﷺ doli (prej shtëpisë) dhe e takoi Xhibrilin, të cilit iu ankua për mërzinë. Atëherë Xhibrili tha: “Ne nuk hyjmë në atë shtëpi ku ka piktura (frymorësh) dhe qen.””