“Muhamed ibn Muthena na ka thënë: Më ka treguar Muhamed ibn Xhafer Gunderi, e këtij i ka treguar Shuëbe se Avni ibn Ebu Xhuhajfe tregon: “Babai im bleu një rob që kishte profesion hixhamen. Më vonë tha: “Pejgamberi ﷺ ka ndaluar fitimin prej hixhames, tregtimin e qenit dhe pagesën e lavires, ka mallkuar kamatarin dhe kamatëpaguesin, atë që ia bën tatuazhin tjetrës dhe atë që kërkon t'i bëhet tatuazhi, si dhe e ka mallkuar piktorin (e gjallesave).””