“Hudbe ibn Halidi na ka thënë: Na ka treguar Hemami, e këtij i ka treguar Katadja, e këtij i ka treguar Enes ibn Maliku se Muadh ibn Xhebeli (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa isha ulur mbrapa Pejgamberit ﷺ (në kafshë), ndërkohë mes meje e tij ishte vetëm kaptelli i shalës, Pejgamberi ﷺ më tha: “O Muadh!” - Të përgjigjem me kënaqësi, o i Dërguari i Allahut! - i thashë. Pejgamberi ﷺ eci për një kohë dhe sërish tha: “O Muadh!” - Të përgjigjem me kënaqësi, o i Dërguari i Allahut! - i thashë. Pejgamberi ﷺ eci për një kohë dhe sërish tha: “O Muadh!” - Të përgjigjem me kënaqësi, o i Dërguari i Allahut! - i thashë. - “E di cila është e drejta e Allahut kundrejt njerëzve?” - më pyeti. - Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri, - i thashë. - “E drejta e Allahut kundrejt njerëzve është ta adhurojnë Atë dhe të mos i bëjnë ortak asgjë”, - tha Pejgamberi ﷺ. Pastaj eci për një kohë dhe sërish tha: “O Muadh ibn Xhebel!” - Të përgjigjem me kënaqësi, o i Dërguari i Allahut! - i thashë. - “E di cila është e drejta e njerëzve tek Allahu, nëse ata e bëjnë këtë?” - Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri, - i thashë. - “E drejta e njerëzve tek Allahu është të mos i dënojë ata”, - tha Pejgamberi ﷺ.””