“Hasen ibn Muhamed ibn Sabahu na ka thënë: Na ka treguar Jahja ibn Abadi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e këtij i ka rrëfyer Jahja ibn Ebu Is'haku se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Gjatë kthimit nga Hajberi me të Dërguarin e Allahut ﷺ, unë isha hipur (në kafshë) me Ebu Talhain. Pejgamberi ﷺ prapa në kafshë kishte njërën nga gratë e tij dhe gjatë rrugës deveja u pengua, e në atë rast unë thashë: “Kujdes gruan!” Sakaq zbrita. Aty i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Ajo është nëna juaj.” Unë e shtrëngova shalën, ndërsa i Dërguari i Allahut ﷺ hipi. Pasi u afrua ose pasi e pa Medinën, tha: “Të kthyer, të penduar, adhurues dhe falënderues ndaj Zotit tonë.””