“Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Xheriri, e ky nga Umare ibn Kaëka ibn Shubrume, e ky nga Ebu Zura se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një burrë vajti te Pejgamberi ﷺ e i tha: “O i Dërguari i Allahut! Kush e meriton më së shumti mirësjelljen dhe kujdesin tim?” - “Nëna jote”, - i tha Pejgamberi ﷺ. - Pastaj kush? - pyeti ai. - “Nëna jote.” - Pastaj kush? - “Nëna jote.” - Pastaj kush? - pyeti sërish ai. - “Pastaj babai yt”, - ia ktheu Pejgamberi ﷺ. Ibn Shubrume dhe Jahja ibn Ejubi kanë thënë: “Njëjtë na ka treguar edhe Ebu Zura.””