“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Sufjani dhe Shuëbe, e këtyre u ka treguar Habibi. [t]: Muhamed ibn Kethiri na ka thënë: Na ka rrëfyer Sufjani, e ky nga Habibi, e ky nga Ebu Abasi se Abdullah ibn Amri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një burrë e pyeti Pejgamberin ﷺ: “A të shkoj në xhihad?” Ai iu drejtua: “I ke prindërit gjallë?” - Po, - iu përgjigj burri në fjalë. Atëherë Pejgamberi ﷺ i tha: “Në shërbim të tyre derdhe mundin.””