“Ahmed ibn Junusi na ka thënë: Na ka treguar Ibrahim ibn Sadi, e ky nga babai i tij, e ky nga Humejd ibn Abdurrahmani se Abdullah ibn Amri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Me të vërtetë, ndër mëkatet më të mëdha është që dikush t'i mallkojë prindërit e vet.” I thanë: “O i Dërguari i Allahut! E si i mallkon dikush prindërit e vet?” Ai tha: “Dikush i shan babanë një tjetri e pastaj ai ia shan babanë dhe nënën këtij.””