“Is'haku më ka thënë: Na ka treguar Halid Vasitiu, e ky nga Xhuvejriu, e ky nga Abdurrahmani, i biri i Ebu Bekretes, se babai i tij Ebu Bekrete (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ pyeti tri herë radhazi: “A doni t'ju tregoj për mëkatet më të mëdha?” - Posi, o i Dërguari i Allahut! - iu përgjigjën të pranishmit. Tha: “Të bërët ortak Allahut dhe mosrespektimi i prindërve” , - pastaj u ul, sepse ishte i mbështetur, dhe vazhdoi: “Po ashtu, fjala e rrejshme dhe dëshmia e rrejshme! Edhe fjala e rrejshme dhe dëshmia e rrejshme!”, të cilën e përsëriste vazhdimisht, saqë thashë (me vete): “S'do të ndalet.””