“Muhamed ibn Velidi më ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Xhaferi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Ubejdullah ibn Ebu Bekri se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ i përmendi mëkatet e mëdha, - ose ka thënë: u pyet për mëkatet e mëdha, - e në atë rast tha: “Të bërët ortak Allahut, vrasja e njeriut dhe mosrespektimi i prindërve.” Pastaj tha: “A doni t'ju tregoj për mëkatet më të mëdha?” Tha: “Fjala e rrejshme”, - ose tha: “Dëshmia e rrejshme” -. Shuëbe thotë: “Më shumë mendoj se ka thënë: “Dëshmia e rrejshme.””