“Lejthiu na ka thënë: Më ka treguar Hishami, e ky nga Urve se Esma bint Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Gjatë kohës kur kurejshët lidhën marrëveshje paqeje dhe armëpushimi me Pejgamberin ﷺ, erdhi nëna ime idhujtare me babanë e saj (për të më takuar), kështu që i thashë Pejgamberit ﷺ: “Nëna ime ka ardhur tek unë dhe dëshiron t'i mbajë lidhjet me mua.” - “Po, mbaji lidhjet me nënën tënde” , - ma ktheu Pejgamberi ﷺ.””