“Jahjai na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Ubejdullah ibn Abdullahu se Abdullah ibn Abasi tregon se Ebu Sufjani i ka treguar se, kur Herakliu e ftoi atë për ta pyetur, i tha: “Çfarë ju urdhëron ai?” Pra, kishte për qëllim Pejgamberin ﷺ. Ai tha: “Na urdhëron të falemi, të japim lëmoshë, të jemi të ndershëm dhe t'i ruajmë lidhjet farefisnore.””