“Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Abdulaziz ibn Muslimi, e këtij i ka treguar Abdullah ibn Dinari se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Omer ibn Hatabi pa një palë rroba të thurura pjesërisht me mëndafsh në shitje, andaj i tha Pejgamberit ﷺ: - O i Dërguari i Allahut, sikur t'i blije këto e t'i vishje ditën e premte dhe nëpër takime me delegacionet që të vijnë? - “Këto i veshin vetëm ata që nuk kanë hise në botën tjetër” , - i tha Pejgamberi ﷺ. Pas një kohe, dikush i solli Pejgamberit ﷺ disa palë rrobash prej mëndafshi, një palë prej të cilave ia dërgoi Omer ibn Hatabit. Omeri shkoi e i tha: - Si t'i vesh këto, ndërkohë ti vetë pate thënë fjalë jo të mira për to. - “Nuk t'i kam dhënë për t'i veshur ti, por që t'i shesësh ose t'ia japësh dikujt tjetër,” - i tha Pejgamberi ﷺ. Kështu, Omeri ia dërgoi ato vëllait të vet idhujtar, të cilin e kishte në Mekë, para se të bëhej musliman.”