“Seid ibn Ebu Merjemi na ka thënë: Na ka treguar Sulejman ibn Bilali, e këtij i ka rrëfyer Muavi ibn Ebu Muzerridi, e ky nga Jezid ibn Rumani, e ky nga Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), gruaja e Pejgamberit ﷺ, transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Fjala “rahim (lidhje farefisnore) " është degë (nga fjala “Rrahman - i Gjithëmëshirshmi"); andaj (Allahu ka thënë:) Unë do t'i mbaj lidhjet me atë që i mban lidhjet me ty dhe do t'i shkëpus me atë që i shkëput lidhjet me ty.””