“Amër ibn Abasi na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Xhaferi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Ismail ibn Ebu Halidi, e ky nga Kajs ibn Ebu Hazimi se Amër ibn Asi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “E kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ haptas, pa e fshehur, duke thënë: “Familja e babait tim nuk janë të afërmit e mi. Në të vërtetë, i Afërmi im është Allahu dhe besimtarët e devotshëm.” Anbese ibn Abdulvahidi duke transmetuar nga Bejani, e ky nga Kajsi, shton se Amër ibn Asi ka thënë: “E kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ duke thënë: "Por unë i mbaj lidhjet me farefisin ngaqë midis nesh qëndron lidhja farefisnore, e cila duhet mbajtur e lidhur. Domethënë: “E mbaj të gjallë duke mbajtur lidhjet.””