“Muhamed ibn Muthena na ka thënë: Na ka treguar Jahja ibn Seidi, e ky nga Hishami, e këtij i ka rrëfyer babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ vuri një foshnjë në prehrin e tij që t'ia fërkojë qiellzën me lëng të hurmës së përtypur, e në atë rast ai i urinoi në prehër. Pejgamberi ﷺ kërkoi ujë dhe e spërkati vendin e urinuar me të.”