“Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Arimi, e këtij i ka treguar Muëtemir ibn Sulejmani, e ky nga babai i tij, e ky e ka dëgjuar Ebu Temimen, e këtij i ka treguar Ebu Othman Nehdiu se Usame ibn Zejdi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ më merrte dhe më ulte mbi njërën kofshë, kurse Hasanin e ulte mbi kofshën tjetër, pastaj na shtrëngonte dhe thoshte: “O Allah! Mëshiroji ata, sepse unë i mëshiroj!” Aliu po ashtu ka thënë: “Na ka treguar Jahjai, e këtij i ka treguar Sulejmani nga Ebu Othmani se Tejmiu ka thënë: “Pastaj ndjeva njëfarë dyshimi rreth këtij hadithi dhe thashë (me vete): “Sa e sa herë e kam transmetuar, por (ndoshta) nuk e kam dëgjuar nga Ebu Othmani, pastaj kërkova dhe e gjeta të shkruar ndër gjërat që i kam dëgjuar (prej tij).””