“Ubejd ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e ky nga Hishami, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Ndaj asnjë gruaje të Pejgamberit ﷺ nuk kam xhelozuar siç kam xhelozuar ndaj Hadixhes, sepse e dëgjoja tek e përmendte shumë shpesh. Ajo vdiq tre vjet para se Pejgamberi ﷺ të martohej me mua. Allahu e urdhëroi ta përgëzojë me një shtëpi prej margaritari në Xhenet. Kur therte dele, u dhuronte mish shoqeve të saj.””