“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Ismaili, e këtij i ka treguar Ejubi, e ky nga Ebu Kilabe, e ky nga Ebu Sulejmani se Malik ibn Huvejrithi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur vajtëm te Pejgamberi ﷺ, ishim të rinj dhe bashkëmoshatarë. Tek ai qëndruam njëzet net. Ai mendoi se ishim përmalluar për familjet tona, andaj na pyeti se kë kishim lënë mbrapa prej familjes, gjë që i treguam. Pejgamberi ﷺ ishte i butë dhe i mëshirshëm. Më pas, na tha: “Kthehuni te familjet tuaja dhe mësojini ata, urdhërojini për të mirë dhe faluni ashtu siç më keni parë mua duke u falur. Kur të vijë koha e namazit, le ta thërrasë ezanin ndokush prej jush dhe le t'ju prijë në namaz më i vjetri nga mesi juaj.””