“Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Maliku, e ky nga Sumeji, i çrobëruari i Ebu Bekrit, e ky nga Ebu Salih Semani se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Teksa një burrë ishte duke ecur, e mori etja fort, andaj, pasi që gjeti një pus, zbriti në të dhe piu ujë. Kur doli, pa një qen duke dihatur me gjuhën jashtë, saqë hante dhé nga etja. Atëherë tha me vete: “E paska marrë etja siç më pati marrë mua.” Kështu, zbriti në pus, e mbushi këpucën me ujë, e kapi me dhëmbë dhe u ngjit sipër pusit që t'i jepte qenit për të pirë. Allahu i ishte mirënjohës për këtë vepër, prandaj ia fali mëkatet.” Të pranishmit pyetën: “O i Dërguari i Allahut, u shpërblyekemi edhe për kafshët?” - “Për çdo gjallesë që ka mushkëri të njomë ka shpërblim” , - u tha Pejgamberi ﷺ.”