“Ismail ibn Ebu Uvejsi na ka thënë: Më ka treguar Maliku, e ky nga Jahja ibn Seidi, e këtij i ka rrëfyer Ebu Bekër ibn Muhamedi, e ky nga Amra se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Xhibrili ﷺ vazhdimisht më porosiste për raporte të mira me fqinjin, saqë mendova se do t'i japë të drejtë në trashëgimi.””