“Muhamed ibn Minhali na ka thënë: Na ka treguar Jezid ibn Zureji, e këtij i ka treguar Omer ibn Muhamedi, e ky nga babai i tij se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Xhibrili ﷺ vazhdimisht më porosiste për raporte të mira me fqinjin, saqë mendova se do të caktojë edhe për të pjesë nga trashëgimia ime.””