“Ebu Velidi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka rrëfyer Amri, e ky nga Hajtheme se Adij ibn Hatimi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Njëherë, Pejgamberi ﷺ e përmendi Zjarrin, kërkoi mbrojtje kundrejt tij dhe e ktheu fytyrën në anën tjetër, pastaj prapë kërkoi mbrojtje kundrejt tij dhe e ktheu fytyrën në anën tjetër.” Shuëbe thotë: “Për dy herë jam i sigurt.” Pastaj tha: “Mbrohuni nga Zjarri, qoftë dhe me gjysmë hurme! Nëse nuk keni, atëherë me një fjalë të mirë.””