“Abdulaziz ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Ibrahim ibn Sadi, e ky nga Salihu, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Urve ibn Zubejri se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), gruaja e Pejgamberit ﷺ, tregon: “Njëherë, një grup hebrenjsh erdhën tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe i thanë: “Esamu alejkum (vdekja qoftë mbi ju)!” Aishja thotë: “Unë e kuptova fjalën e tyre, andaj u thashë: “Edhe mbi ju qoftë vdekja dhe mallkimi!” I Dërguari i Allahut ﷺ më tha: “Qetësohu, oj Aishe! Me të vërtetë, Allahu e do butësinë në çdo gjë.” I thashë: “O i Dërguari i Allahut, a nuk i dëgjove çfarë thanë?” I Dërguari i Allahut ﷺ më tha: “Ua thashë unë: “Ve alejkum (edhe mbi ju) !””