“Abdullah ibn Abdulvehabi na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi, e ky nga Thabiti se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një beduin urinoi në xhami, e në atë rast njerëzit ia mësynë drejt tij. Atëherë i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Mos e ndërpritni!” Pastaj kërkoi një kovë ujë, të cilën e derdhën në vendin ku kishte urinuar.”