“Muhamed ibn Alai na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e ky nga Burejdi, e ky nga Ebu Burde se Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Kur Pejgamberit ﷺ i vente ndonjë lypës ose kur i kërkohej ndonjë nevojë, thoshte: “Ndërmjetësoni, që të shpërbleheni. Allahu cakton ç'të dojë përmes gjuhës së të Dërguarit të Tij.””