“Hafs ibn Omeri na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Sulejmani, e ky e ka dëgjuar Ebu Vailin, e ky e ka dëgjuar Mesrukun, e këtij i ka thënë Abdullah ibn Amri. [t]: Kutejbe na ka thënë: Na ka treguar Xheriri, e ky nga Ameshi, e ky nga Shekik ibn Seleme se Mesruku tregon: “Kur Abdullah ibn Amri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) erdhi bashkë me Muaviun në Kufe, hymë tek ai, e ai na e përmendi të Dërguarin e Allahut ﷺ dhe na tha: “Nuk ka qenë vulgar në të folur e as në sjellje.” I Dërguari i Allahut ﷺ thoshte: “Më i miri prej jush është ai që e ka moralin më të mirë”, - tha Abdullahu.””