“Amër ibn Isai na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Sevai, e këtij i ka treguar Revh ibn Kasimi, e ky nga Muhamed ibn Munkediri, e ky nga Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se njëherë një burrë i kërkoi Pejgamberit ﷺ leje për të hyrë. Kur ai e pa atë (nga larg), tha: “Mjerë fisi për këtë vëlla, mjerë fisi për këtë bir!” Por, kur iu ul pranë, Pejgamberi ﷺ i buzëqeshi në fytyrë dhe e bëri të ndihej rehat. Kur burri u largua, Aishja e pyeti ﷺ: “O i Dërguari i Allahut, kur e pe atë burrin, the për të kështu e kështu..., pastaj i buzëqeshe në fytyrë dhe e bëre të ndihej rehat!” I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Oj Aishe! Kur ke parë tek unë ndonjë sjellje të keqe? Me të vërtetë, Ditën e Gjykimit njerëzit me pozitën më të keqe tek Allahu janë ata që njerëzit i kanë braktisur për t'u ruajtur nga sherri i tyre.””