“Amër ibn Avniu na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi, e ky nga Thabiti se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ ka qenë njeriu më i mirë, më bujari dhe më trimi.” Një natë, banorët e Medinës i kaploi një panik, kështu që njerëzit u nisën në drejtim të zhurmës që dëgjuan. Pejgamberi ﷺ u kishte paraprirë atyre për te zhurma, andaj, kur i takoi, u tha: “Mos u frikësoni! Mos u frikësoni!” Ai qëndronte mbi një kalë të pashaluar të Ebu Talhait, në qafë kishte varur shpatën dhe tha: “Qenka kalë i furishëm si deti!””