“Muhamed ibn Beshari na ka thënë: Na ka treguar Othman ibn Omeri, e këtij i ka treguar Ali ibn Mubareku, e ky nga Jahja ibn Ebu Kethiri, e ky nga Ebu Kilabe se Thabit ibn Dahaku (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili është një prej atyre që ia kanë dhënë besën Pejgamberit ﷺ te pema, transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kush betohet në ndonjë fe tjetër përveç Islamit, do të bëhet i po asaj feje . 1 Të birit të Ademit nuk i takon të zotohet për diçka që nuk e posedon. Ai që vret veten në dynja me ndonjë gjë, po me këtë gjë do të dënohet Ditën e Kiametit. Ai që mallkon një besimtar është sikurse ta ketë vrarë atë. Ai që etiketon një besimtar me kufër është sikurse ta ketë vrarë atë.””