“Omer ibn Hafsi na ka thënë: Na ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Ameshi se Adij ibn Thabiti thotë: “E kam dëgjuar Sulejman ibn Suredin (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili ka qenë një ndër shokët e Pejgamberit ﷺ, të thotë: “Dy burra filluan të grindeshin mes vete në praninë e Pejgamberit ﷺ. Njëri prej tyre u hidhërua shumë, saqë fytyra iu fry e i ndryshoi. Pejgamberi ﷺ tha: “Unë di një fjalë, të cilën, nëse e thotë, do t'i kalojë ajo që e ka kapluar.” Atëherë, njëri prej të pranishmëve shkoi te burri që grindej dhe i tregoi për atë që tha Pejgamberi ﷺ. Pastaj i tha: “Duhet t'i kërkosh Allahut të të mbrojë nga shejtani.” Ai tha: “Vallë, a mos të dukem se s'jam mirë? A mos jam i çmendur unë? Ik!””