“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Bishr ibn Mufadali, e ky nga Humejdi, e këtij i ka treguar Enesi se Ubade ibn Samiti (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ doli për t'i lajmëruar njerëzit për Natën e Kadrit, por papritmas dy muslimanë kishin zënë të fjaloseshin, e në atë rast ai tha: “Dola për t'ju lajmëruar, por, ngaqë po fjaloseshin filani dhe filani, m'u tërhoq dituria për të. Shpresoj që kjo të jetë më e dobishme për ju. Andaj, kërkojeni në natën e nëntë, të shtatë dhe të pestë (të dhjetëshit të fundit) .””